Kandidatet socialistë për kryetare bashkish, do të kenë përballe rivalë opozitarë, vetëm në 25 nga 61 bashkitë e vendit. Shumica e tyre janë përfaqësues të Bindjes Demokratike. Dje përfundoi afati i regjistrimit në KQZ të kandidatëve për kryebashkiake.
Se kush dhe përballë kujt do të shkohet në zgjedhjet e 30 qershorit është qartësuar një ditë pas përfundimit të afatit për tu regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Partia Socialiste dhe aleatët e saj kanë vendosur kandidat në të 61 Bashkitë e vendit. Por vetëm në rreth 25 prej tyre kanë kundërshtarë politikë që më së shumti i përkasin partisë më të re opozitare, Bindja Demokratike.
Bashkitë ku do të ketë garë janë :
Tiranë, Kamëz, Kavajë,
Durrës, Shijak,
Cërrik, Gramsh,
Tepelenë, Këlcyrë,
Malësi e Madhe
Lezhë, Kurbin
Berat, Skrapar,
Korcë, Kolonjë
Has, Tropojë,
Bulqizë, Dibër
Vlorë, Sarandë, Finiq
Më shumë se gjysma e kandidatëve të Partisë Socialiste do të jenë e vetmja alternativë për zgjedhësit.
Në 13 maj ishte dhe afati i fundit të regjistrimit të kandidatëve për kryebashkiakë. Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë refuzuar të marrin pjesë dhe kanë shprehur bindjen se në 30 qershor, zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë./ABC News Albania 24 /7