Ambasadori britanik takon Bashën

schedule11:10 - 14 Maj, 2019

schedule 11:10 - 14 Maj, 2019

Një ditë pas protestës së pestë kombëtare opozitare, ambasadori britanik Duncan Norman ka takuar kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha në selinë e këtij të fundit. Mendohet se ne fokus te takimit, që ka nisur rreth orës 11.00, është aksioni opozitar.

Dje  përpara nisjes së protestës së opozitës, ambasada britanike përmes një deklarate theksoi të drejtën për të protestuar në një vend demokratik, por u bëri thirrje protestuesve për qetësi dhe policëve për vetëkontroll.

Dialogu është mënyra e vetme për zgjidhjen e ngërçit, përfundonte në reagimin e saj Ambasada Britanike./ABC News Albania 24/7