Si në filmin “I vetmi në shtëpi”, prindërit nisen me pushime dhe harrojnë djalin 7 vjeçar në rrugë

schedule16:06 - 14 Korrik, 2022

schedule 16:06 - 14 Korrik, 2022

E pabesueshme por e vërtetë. Një ngjarje që të kujton Kevinin e vogël në filmin “Home Alone” ka ndodhur në Itali. Ngjarja është shënuar në Bolonja, ku një 7 vjeçar mbeti i vetëm në rrugë pasi prindërit e tij, të pavetëdijshëm për mungesën e tij, u nisën drejt destinacionit që kishin zgjedhur për pushime.

Disa kalimtarë kanë vërë re djali duke qarë dhe lajmëruan policinë. Pasi kontaktuan prindërit, policia rindërtoi ngjarjen. Prindërit ishin larguar me dy mjete të ndryshme. Fëmija duhej të hipte në kamping me të atin, por në momentin e fundit kishte ndryshuar mendje duke dashur t’i bashkohej së ëmës.

Megjithatë, gruaja që drejtonte makinën ishte larguar për disa minuta dhe kështu i vogli mbeti në rrugë. Burri besonte se djali ishte larguar me të ëmën por kjo e fundit, e pavetëdijshme për ndryshimin e planeve ishte nisur disa minuta më parë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!