Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta e 13 Majit, ndalohen 7 persona dhe procedohen 20 të tjerë

schedule09:39 - 14 Maj, 2019

schedule 09:39 - 14 Maj, 2019

Pas protestës së djeshme të opozitës, policia ka ndaluar 7 persona që dyshohet se janë përfshirë në akte dhune ndaj institucioneve dhe uniformave blu.

Mësohet se identifikimi i tyre është bërë nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë.

Po ashtu nga burimet policore, mësohet se për 20 persona të tjerë ka nisur procedim penal në gjendje të lirë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës” dhe ”Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.



Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundraligjshme në këtë protestë të opozitës./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!