Shkatërrohet klani shqiptar në Francë

schedule09:50 - 14 Maj, 2019

schedule 09:50 - 14 Maj, 2019

Një operacion i përbashkët hetimor dhe policor goditi një grup kriminal shqiptar në Francë, që merrej me vjedhje banesash. 7 persona rënë në pranga, 4 nga të cilët në Francë dhe 3 të tjerë në Shqipëri.

7 shqiptarë u arrestuan në Francë dhe Shqipëri, të akuzuar për vjedhje të apartamenteve në zonën Nancy. Operacioni i përbashkët, i kryer pas një hetimi ndërkombëtar u bë i ditur nga burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Pas hetimeve intensive për vjedhjet e kryera ne fund te vitit te shkuar, në Francë u arrestuan 4 pjesëtare të familjes Kajtazi, të cilët janë rezidentë prej vitesh në këtë vend.

Ndërsa në Shqipëri, me urdhër të prokurorit Besim Hajdarmataj u ndaluan ne muajin prill, 3 persona të tjerë, për të cilët Gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ata dyshohen për kryerjen e veprave penale  “vjedhje”, “pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “grupi i strukturuar kriminal”.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, autoritetet policore ranë në gjurme të vjedhësve të banesave, gjate hetimeve për vjedhje në seri të kryera në rajonin e Nansy-t, në Francë, por edhe në Belgjikë e Itali.

7 personat e dyshuar u arrestuan ne te njëjtën kohë në Francë dhe në Shqipëri. Për shkak të mungesës së marrëveshjes së ekstradimit, tre të arrestuarit në Shqipëri do të gjykohen nga Gjykata për Krime të Rënda.

Hetimet e përbashkëta mes prokurorisë shqiptare dhe asaj franceze po vazhdojnë për të identifikuar pasuritë e anëtarëve të kësaj organizate për të bërë të mundur sekuestrimin e aseteve të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Rezultatet e këtij operacioni u prezantuan në Francë nga prokurorët francezë dhe prokurori shqiptar Besim Hajdarmataj./ABC News Albania 24/7