Propozimi i Ramës për NATO-n, Berisha: Po përdor reputacionin e Aleancës për të mbuluar mega-aferën në Portin e Durrësit

schedule14:44 - 14 Korrik, 2022

schedule 14:44 - 14 Korrik, 2022

Ish-kryeministri  Sali Berisha, e quajti mega-skandal propozimin e kryeministrit  Rama për NATO-n se për ndërtimin e një baze ushtarake të Aleancës në Porto Romano.

Jashtë dyerve të Kuvendit, Berisha u shpreh se kryeministri Rama për të mbuluar “mega-aferën” në portin e Durrësit kërkon të përdorë reputacionin e Aleancës.

Berisha: Ka qenë, është dhe mbetet fuqimisht një forcë pro-atlantike e vërtetë. Ajo mbetet e vendosur për një bashkëpunim sa më të ngushtë me aleancën dhe garantoj edhe një herë se është e gatshme t’i ofrojnë nesër në pushtet aleancës të gjitha lehtësirat aero-portuale që i duhen në territorin e Shqipërisë. E përshëndes faktin që nuk e përtypi mashtrimin e paskrupullt të Edi Ramës, i cili për të mbuluar mega-aferrën të përvetësimit të 1 mln metër katror të Durrës, kërkon ta mbulojë  me angazhimin e NATO-s në Porto Romano. Ky propozim është mega-skandal, kërkon të përdorë reputacion që ka Aleanca për qëllime te veta korrputive.  Është guxim i madh të dalësh dhe të shëtisës në një kohë kur ke damkën e një mega korruptori, e një persekutori të fjalës së lirë, në një kohë kur bën gjithçka për të larë paratë e krimit dhe për të bërë vendin tënd simbol të drogës dhe të krimit.

/Abcnews.al./ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!