Evropa Lindore dhe ajo Juglindore vijojne të mbeten nën ndikimin e vranësirave të dendura dhe rrebesheve të shiut. Ndërsa kthjellime dhe vranësira të lehta do të dominojnë Evropën Qendrore, ishujt Britanikë dhe Gadishullin Iberik.
Sipas MeteoAlb: Edhe nesër MBETEMI nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat herë pas-here do të gjenerojnë shira të dobët. Ndërsa pjesa e dytë e ditës sjellë zhvillim të vranësirave dhe shira në të gjithë vendin, të cilët në qendër dhe Veri marrin dhe formë rrebeshesh.
Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por rritje të lehtë sjellë mesdita duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 6°C deri në 22°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi mbi 28 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë./ abcnews.al

