“Kanë përfituar të gjithë nga ajo”, Albërije Hadërgjonaj flet për Beatrix: Kur një burrë s’të respekton, ai nuk të meriton

schedule22:20 - 13 Korrik, 2022

schedule 22:20 - 13 Korrik, 2022

Këngëtarja e njohur, Albërije Hadërgjonaj ka folur së fundmi për mbesën e saj, Beatrix, me të cilën ka nisur projekte të reja muzikore. Në një intervistë, ajo u ndal te eksperienca e saj në Big Brother VIP dhe historia e shumëpërfolur me aktorin Donald Veshaj.

“Të gjithë e panë sa e butë, e çiltër e naive është Beatrix. Por ka dhe një karakter të fortë. Dua ta sjellë atë që ka kaluar në etapa. Është momenti i saj sepse kanë përfituar të gjithë nga ajo. Mendoj se historia e ‘Big Brother’ u bë shumë e madhe dhe doli jashtë kontrollit.

Beatrix përveç se është e brishtë, është pa eksperienca. Të gjithë njerëzit rriten nga eksperiencat dhe kjo nuk ishte ndonjë gjë e madhe. Jeta është një dhuratë që na e ka dhënë Zoti dhe duhet ta shikojmë dhe jetojmë çdo ditë. Nëse një burrë nuk të respekton ai nuk të meriton.”, tha ajo.

/abcnews.al