Ish-lojtari i Tiranës, Enriko Papa ka firmosur në superligën Turke.
29-vjeçari u largua këtë sezon nga Botosani në Rumani, ku luajti për katër vite, për të provuar një aventurë të re.
Papa ishte së bashku me menaxherin e tij, Mario Cenolli, gjatë prezantimit, me këtë të fundit që mundësoi këtë transferim.
Sezonin e ardhshëm ish-i i Tiranës do të ndihmojë skuadrën e tij të re për të arritur dhe një herë si objektiv ngjitjen në Superligë, pasi këtë vit ra nga elita e futbollit turk. /f.a/abcnews.al