“Squid Game” hyri në histori si seriali i parë jo anglishtfolës që mori 13 nominime në çmimet Emmy ndërsa Lee Jong-jae është në garë për aktorin më të mirë kryesor në një serial dramë. Aktori ka dhënë një intervistë për mediat e huaja ku ka folur për rolin kryesor në serialin që bëri bujë.
Seriali hit koreano jugor në Netflix fitoi 14 nominime për Emmy të martën, me Joon-jae për aktorin më të mirë kryesor në një serial dramatik për interpretimin e tij si Song Ji-han në”Squid Game”. Pak orë më parë, aktori foli për nominimin e tij. Në veçanti, ai tha:
“Diçka e pabesueshme ka ndodhur edhe një herë, me mua dhe ekipin e Squid Game. Domethënë 14 nominime! Unë jam shumë mirënjohës dhe ndihem vërtet i bekuar. Jam shume i lumtur”, tha ai ndërsa u pyet gjithashtu dhe për atë që do të ndodhë në sezonin e dytë të serialit hit.
“Po vdes edhe unë ta di! Por përpiqem të mos i bëj pyetje regjisorit sepse duhet të kem këtë ndjenjë shumë mbresëlënëse kur lexoj skenarin për herë të parë që të mund ta transferoj atë ndjenjë intensive në performancën time. Kështu që po pres deri në atë moment kur të marr skenarin”, tha ai.
/abcnews.al