Udhëheqësi i Shtetit Islamik në Siri, i cili është një nga pesë liderët kryesorë të grupit militant, është varë gjatë një sulmi ajror amerikan, tha të martën ushtria amerikane.
Në një deklaratë, Komanda Qendrore e SHBA tha se Maher al-Aga, ishte vrarë me dron në veri-perëndim të Sirisë dhe një bashkëpunëtori i tij i ngushtë u plagos rëndë.
“Operacioni u planifikua me kujdes për të siguruar ekzekutimin e tij të suksesshëm, nga informacionet paraprake nuk kishte viktima civile”, shtoi deklarata.
Ai tha se al-Agal ishte përgjegjës për zhvillimin e rrjeteve të ISIS jashtë Irakut dhe Sirisë.
Vrasja do të ishte një goditje tjetër për përpjekjet e grupit militant islamik për t’u riorganizuar si një forcë guerile pas humbjes së zonave të mëdha të territorit”, shkruan Reuters.
Në shkurt udhëheqësi më i lartë i shtetit Islamik hodhi veten në erë gjatë një sulmi ushtarak amerikan në Siri./Abcnews.al/