Meta ktheu ligjin për Butrintin, Shalsi debate te “Ekonomia” me Ina Zhupën

schedule11:09 - 12 Korrik, 2022

schedule 11:09 - 12 Korrik, 2022

TIRANË- Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka marrë në shqyrtim dekretin e Presidentit Ilir Meta, lidhur me ligjin për administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Mbledhja ka nisur e shoqëruar me një protestë nga një grup aktivistësh jashtë sallës, ndërsa në këtë komision ka pasur edhe debate mes anëtarëve.

Aktivistët nga shoqëria civile kërkuan që të merrnin pjesë në komision, por nuk u pranuan, teksa patën edhe një përplasje verbale me Eduart Shalsin në korridoret e kuvendit.

Eduart Shalsi: Ajo që më ka bërë përshtypje si rrallë herë në takimet që kemi pasur është që nuk donin që takimet të bëheshin publike për shkak të komenteve mbi çështjen e Butrintit. I kemi ende të freskëta rastet e disa arkeologove që janë pyetur nëse Butrinti është grek, që i konsiderun budallik. I prita në zyrë ata që protestuan për të shpjeguar opinionet e tyre, të cilat tashmë janë të bëra publike, përveçse më erdhi keq që i dhashë mundësinë vetëm dy prej tyre.

Edmond Spaho: Nisur nga debati i zhvilluar në korridor si dhe duke pasur parasysh që mbledhjet e kom janë të hapura për publikun, ai grup duhej të merrte pjesë në komision, në një kohë që çështja ka ngjallur debat gjithandej, ne edhe mund ti dëgjonim për këtë çështje kur kemi dëgjuar edhe grupe studentore edhe fondacione.

Eduart Shalsi: Erdhën për provokime, të përdornin një gjuhë që nuk është e denjë. ishin në zyrë te unë. I dëgjova çfarë kërkese kishin, opinionet e tyre janë të shkruara, nëse tipa si puna e tyre nuk i bën nder as nga mënyra sesi komunikojnë as sesi sillen.

Ina Zhupa: Çështja që po trajtojmë është me interes publik, edhe dëgjesat nuk mund të bëhen vetëm për ju. Duhet t’i kishim dëgjuar edhe kur po konsultonim. Nuk janë raportet e 24 dëgjesave. Mund ti hidhni online për një çështje me interes publik. Nëse i keni bërë hidhini online që ta kemi më të hapur këtë çështje. shqyrtimi i dekretit të metës bëhet sot, ndërkohë që unë kam depozituar edhe një projektligj, ndoshta do ishte e udhës që të shqyrtohej njëkohësisht sepse janë nisma që shkojnë me njëra tjetrën, nëse kalojnë ndryshimet që kërkoj unë, atëherë mund të ndryshojë edhe baza ligjore për Butrintin.

Eduart Shalsi: Lexoni nenin

Ina Zhupa: I kam lexuar

Blerina Gjylameti: Stopo, lërë te flasë, nuk shkon kjo punë

Eduart Shalsi: Nuk e kupton, prandaj flet pa mikrofon, nuk e bën dot, e kanë zakon. E nderuar kolege, nuk je permanete e këtij komisioni, ka një mikrofon, ka një buton, kërkohet fjala, nëse e keni të vështirë të formalizoheni me këto praktika, kjo është edukata e jetës parlamentare. Sot kuvendi i ka miratuar ligjin, seancat dëgjimore janë ezauruar.

/abcnews.al/