Një 55-vjeçar është mbytur në lumin Bistricë të Sarandës. Ngjarja ka ndodhur të dielën dhe polumbarët janë në kërkim të trupit.
Burri ka qenë bashkë me djalin e tij 15 vjeçar, i cili ka treguar se 55 vjeçari Arben Shaqiri ka qenë nën efektin e pijeve alkolike. Ai është hedhur në lumë me qëllim për të kaluar në anën tjetër por fatkeqësisht nuk ka dale dot më.
Shaqiri më parë ka qene i arrestuar dhe dënuar për ushtrim dhune ndaj bashkëshortes. Por në vitin 2005 familja e tij përjetoi një tragjedi. Shaqirit i përdhunuan dhe i vranë djalin 5 vjeçar.
Autor i këtij krimi makabër u identifikua Klodjan Saliaj, i cili me parë kishte vrarë një 65-vjeçar./ABC News Albania 24/7