VIDEO/ Stresi nuk është një “bad boy” kur bëhet fjalë për këtë person, i bën dedikimin emocionues

schedule19:30 - 11 Korrik, 2022

schedule 19:30 - 11 Korrik, 2022

Kur vjen puna te nëna e tij, Stresi nuk është një “bad boy”. Reperi ka treguar shpeshherë dobësinë që ka për njeriun më të shtrenjtë të jetës së tij, ku nuk kursen asnjëherë që t’ja shprehë dashurinë publikisht. Së fundmi, ai ka ndarë një video të së ëmës, krahas së cilës ka shkruar fjalë emocionuese.

“Sa krenar jam që të kam nëna ime. Nuk di a do mund të jetoja pa ty. Çdo gjë është e sigurt se ka një fund, por dashuria e nënës nuk ka kufi.”, ka shkruar ai krahas videos.Kujtojmë që reperi ka qenë mjaft i komentuar përgjatë ditëve të fundit pas përplasjes me ish anëtarin, e TBA-së, BMT.

 

Ky i fundit u dhunua nga disa njerëz të reperit pas ofendimeve dhe kërcënimeve të vazhdueshme në rrjete sociale. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!