Pas bisedës me presidentin rus, Vladimir Putin, Rexhep Tajip Erdogan foli me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në lidhje me çështjen e krijimit të korridoreve të sigurta për transportin e grurit ukrainas në Detin e Zi.
Presidenti turk i tha homologut të tij ukrainas se “dëshira e tij më e madhe është që paqja të vijë në Ukrainë”, ndërsa të dy theksuan se po vazhdojnë të punojnë në planin e hartuar nga Kombet e
Bashkuara për të shpërndarë grurin e Ukrainës në tregun botëror, raporton abcnews.al.
Lexo edhe: Erdogan i kërkon Putinit të lejojë dërgimin e ndihmave në Siri
Erdogan tha se zgjidhja midis Ukrainës dhe Rusisë duhet të vijë në çdo rast përmes diplomacisë dhe se dritarja për negociata duhet të mbetet e hapur.
Presidenti turk theksoi sërish se vendi i tij është i gatshëm të ofrojë të gjitha llojet e mbështetjes, përfshirë ndërmjetësimin midis dy vendeve./abcnews.al/