Lajçak takohet me Kurtin në Greqi: Çfarë diskutuam për procesin e dialogut

schedule12:35 - 11 Korrik, 2022

schedule 12:35 - 11 Korrik, 2022

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së fundmi janë takuar në Greqi. Lajçak ka shkruar se me Kurtin kanë diskutuar për situatën aktuale në rajon dhe dialogun me Serbinë.

“Në margjinat e edicionit të Symi Symposium, me Albin Kurtin diskutuam për situatën aktuale në rajon dhe dialogun për normalizim. Ne u fokusuam veçanërisht në hapat e mëtejshëm të nevojshëm për të bërë përparim në dialog”, shkruan Lajçak në Twitter.

Kujtojmë se ditë më parë në Forumin e 15-të në Dubrovnik, Lajçak ka deklaruar se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është procesi më strategjik në rajon. Ai gjithashtu deklaroi se janë gati tri-katër marrëveshje ndërmjet dy palëve dhe se pret që ato të finalizohen së shpejti. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!