Tirana përballet nesër me Dudelange, në duelin e kthimit në turin e parë të Champions League.
Bardheblutë kanë humbur me një gol diferencë në ndeshjen e parë në Luksemburg.
Në “Air Albania” synohet kthesa me çdo kusht. Trajneri Orges Shehi ka pasur edhe shqetësime para kësaj ndeshjeje.
Vesel Limaj, i ndëshkuar me karton të kuq në duelin e parë në transfertë, do të mungojë nesër.
Probleme kanë pasur Najdovski, Seferi e Ismajlgeci, por me gjasa është një alarm fals dhe nesër do të jenë në fushë nga minuta e parë. / abcnews.al