“Një mama nuk del kështu”, Eliona Pitarka reagon ndaj kritikave pasi pozoi me bikini

schedule15:49 - 10 Korrik, 2022

schedule 15:49 - 10 Korrik, 2022

Eliona Pitarka po shijon disa ditë pushimesh me familjen e saj. Aktorja ka ndarë shpeshherë momente të këndshme me të bijën ndërsa nuk kanë munguar as pozat seksi duke ekspozuar trupin e saj. Për këtë, krahas komplimenteve, ajo ka marrë dhe kritika.

Njëra pej ndjekësve thotë se një mama nuk del në këtë mënyrë në fotografi. Sigurisht, ky koment nuk ka kaluar pa një përgjigje nga ana e Elipnës, e cila vë në dukje se është një super mama, e arrirë në karrierë dhe mbi të gjitha, se e do shumë veten.

“Hahahahaha perse jo? Une jam nje super mama, jam nje femer ne karriere , jam nje femer qe e dua veten, une mund ti bej te gjitha! Nese nuk ndihem une e plotesuar dhe e lumtur me veten time, si mund te jem nje mama e qete dhe e mire?

Duajeni veten mama, mos u ndrydhni e te mendoni qe gjjthcka duhet te beni eshte te mbylleni ne shtepi e te rrisni femijet”, ka shkruar aktorja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!