Një sulm më reaketa nga forcat ruse në një ndërtesë apartamentesh pesëkatëshe ka shkaktuar 10 viktima, sipas autoriteteve lokale.
Lexo edhe: Nord Stream 1: Pavarësisht kundërshtimeve të Ukrainës, Kanadaja i kthen Gjermanisë tubin e riparuar
Pavlo Kyrylenko, guvernatori i rajonit të Donetsk, tha se rreth 3 duzina njerëz mund të mbeten të bllokuar në rrënoja. Ekipet e shpëtimit kanë kontaktuar me dy persona që janë nën rrënojat.
Shërbimet e urgjencës ukrainase fillimisht raportuan për 6 viktima, por më vonë thanë se numri është rritur në 10. /abcnews.al