Një topograf në Vlorë është vënë në pranga korrupsion. Bëhet e ditur se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, pas një hetimi 1-mujor, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Harta”.
I arrestuari është A. G., 52 vjeç, me detyrë topograf, pranë Njësisë Administrative Qendër, Vlorë, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”, pasi nga hetimet rezulton se kundrejt pagesës, ai ka pajisur me një dokument zyrtar, një qytetar. /abcnews.al/