Një 67-vjeçar i cili ishte zhdukur dy ditë ëmë parë është gjendur i vdekur në Roskovec.
Policia bën me dije se në fshatin Vidhishtë, Roskovec, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i mbytur në një kanal me ujë, shtetasi B. B., 67 vjeç, banues në Roskovec.
Nga këqyrja paraprake e trupit të 67-vjeçarit, nuk konstatohen shenja dhune.
Ky shtetas është shpallur në kërkim më datë 07.07.2022, nga Komisariati i Policisë Fier, për largim nga banesa.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Abcnews.al/