Tottenham ka përforcuar edhe mbrojtjen, duke marrë në ekip francezin Clement Lenglet nga Barcelona.
Marrëveshja ishte arritur prej ditësh dhe sot ka ardhur njoftimi për huazimin e tij për një sezon.
Ai pret të marrë lejen e punës që të mund të japë kontributin e tij në skuadrën e drejtuar nga Antonio Conte.
Lenglet më parë ka luajtur edhe te Sevilla, para se të transferohej te Barcelona në vitin 2019. / abcnews.al