Ul presionin e gjakut, fruti mrekullibërës që duhet ta hani me stomakun bosh

schedule01:10 - 9 Korrik, 2022

schedule 01:10 - 9 Korrik, 2022

Pjepri është një frut i domosdoshëm çdo verë. Përveçse është i shijshëm, ai është plot me vitamina C, B dhe A, si dhe me kalcium, magnez, fosfor, hekur, bakër dhe mangan. Përmban gjithashtu tiaminë, niacinë, vitaminë B6, folate, acid pantotenik.

Megjithatë, ajo që është më e rëndësishme për të gjithë njerëzit që kanë hipertension, është se pjepëri përmban kalium, një mineral kyç për rregullimin e presionit të gjakut.

Sipas “American Cardiovascular Association”, kaliumi nga pjepri ul presionin e gjakut duke reduktuar efektin e natriumit dhe “relaksues” të enëve të gjakut.

Përkatësisht, kaliumi ndihmon trupin të çlirojë natriumin e tepërt dhe në këtë mënyrë redukton presionin e ngritur të gjakut. Kaliumi është gjithashtu i nevojshëm për të rregulluar ekuilibrin e ujit, ekuilibrin acid-bazë dhe funksionin neuromuskular, dhe gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në transmetimin e impulseve elektrike në zemër. Marrja e kaliumit shoqërohet gjithashtu me një rrezik të reduktuar të goditjes në tru dhe humbje të masës muskulore. Ky mineral ruan densitetin e kockave dhe parandalon gurët në veshka.

Avantazhi i të ngrënit të pjeprit në ditët e verës është edhe fakti se ai i përket ushqimit lehtësisht të tretshëm, dhe për shkak të bollëkut të fibrave dhe ujit, parandalon kapsllëkun dhe ndihmon në rregullimin e tretjes, shëndetin e traktit tretës dhe eliminimin e toksinave nga zorrët. Rekomandohet të hahet me stomakun bosh dhe para një vakti tjetër./abcnews.al