VIDEO/ Gjithçka shkrumb e hi, çfarë ka mbetur nga shtëpia në Tiranë ku humbi jetën vogëlushi 6-mujash

schedule10:16 - 8 Korrik, 2022

schedule 10:16 - 8 Korrik, 2022

Një zjarr në orët e para të mëngjesit të sotëm i mori jetën një foshnje 6-muajshe në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gani Domi”, teksa vogëlushi ndodhej në shtëpi vetëm me gjyshen Janulla.

Kjo e fundit jetonte me vajzën e divorcuar dhe nipin 6-muajsh. Gazetarja e Abc, Xhensila Kodra mëson se kryefamiljari kishte ndërruar jetë disa vite më parë.

Abc ka siguruar pamjet nga shtëpia e djegur. Mësohet se gjyshja ndodhej në bodrum duke gatuar kur kanë shpërthyer flakët. Ajo ka dalë për të kërkuar ndihmë dhe kanë qenë fqinjët ata që kanë sinjalizuar policinë dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.

Lexo edhe: E rëndë në Tiranë, përfshihet nga zjarri shtëpia te Materniteti i Ri, vdes foshnja 6 muajshe

Dritaret e shtëpisë kanë qenë me kangjella dhe për këtë shkak ka qenë e vështirë ndërhyrja e zjarrfikësve të cilët kanë çarë murin për të hyrë brenda.

Foshnja është nxjerrë me shenja jete mëson Abc, por ka humbur jetën në spital.

Sipas fqinjëve nëna e vogëlushit nuk ndodhej në shtëpi në momentin e tragjedisë.

Dyshohet se shkak i ngjarjes ka qenë një bombol gazi. /Abcnews.al/