“Foshnja qante dhe bërtiste”, detaje tronditëse nga zjarri në Tiranë: Fëmija 6-muajsh doli gjallë, humbi jetën në spital

schedule09:32 - 8 Korrik, 2022

schedule 09:32 - 8 Korrik, 2022

Një foshnjë 6-muajshe humbi jetën pasi shtëpia në të cilën ndodhej me gjyshen u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Në momentin e zjarrit, nëna e vogëlushit ishte duke pirë kafe, sipas fqinjëve.

Një nga fqinjet ka folur për mediet dhe tregon se si ndodhi ngjarja. Ajo u shpreh se foshnja kishte dalë gjallë nga banesa dhe mjekët i dhanë menjëherë ndihmën e parë, por për fat të keq humbi jetën në spital.

“20-30 vjet kanë që rrinë këtu, janë njerëz të mirë dhe të urtë. Jetonte me gocën që kishte fëmijën 6-muajsh, gocën e kishte të divorcuar. Kushte siç jetojnë gjithë shqiptarët, në ato kushte ishin. Të gjithë ne i dhamë ndihmën e parë. Qante çuni i vogël me ulërima, bërtiste foshnja, ulëriste. Hyri goca brenda, por ishte e pamundur. Janulla (gjyshja) tha kam qenin, e harroi djalin. Pastaj tha ua kam foshnjën. Bërtiti. Nëna e fëmijës kishte dalë të pinte kafe. Kaq ishte gjithë skema. Tym i madh, kur dolëm ne çfarë të shikonim. Vajza mori direkt zjarrfikësen. Zjarrfikësja erdhi shpejt, por kur e kanë nxjerrë polici foshnjën po qante. E mori nipi im e futi në ambulancë, fëmija ishte gjallë. I vunë aparatet, por kishte vdekur në spital”, tha fqinja. 

Ngjarja ndodhi në rrugën “Gani Domi”. Gjyshja ndodhet në spital në gjendje të mirë shëndetësore. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.