Zgjedhjet e 30 qershorit, PS zyrtarizon kandidatët

schedule10:46 - 11 Maj, 2019

schedule 10:46 - 11 Maj, 2019

Kryesia e Partisë Socialiste ka zyrtarizuar emrat e kandidatëve për kryetarë të bashkive në zgjedhjet e 30 qershorit. Sipas burimeve nga selia rozë, janë caktuar tashmë 59 kandidatë, ndërsa ai i Peqinit dhe Hasit janë ende në diskutim.

Disa prej kandidatëve në bashkitë kryesore janë: Valbona Sako në Durrës, Artur Bushi në Krujë, Lefter Alla në Bulqizë, Pjerin Ndreu në Lezhë, Gledian Llatja në Elbasan, Dritran Leli në Vlorë, Sotiraq Filo në Korçë, Armando Subashi në Fier, Flamur Golemi në Gjirokastër, Valdrin Pjetri në Shkodër, Safet Gjici në Kukës, Rexhë Biberaj në Tropojë.

Në Tiranë rikandidon Erion Veliaj, ndërsa për bashskinë e Kamzës do të kandidojë Rakip Suli, për Kavajën Redi Kraja dhe për Rrogozhinën Haxhi Memolla.

Kryeministri Rama tha se drejtuesit e qarqeve do të shpallin nesër emrat, ndërsa shtoi se forca më e madhe politike në vend, është gati për zgjedhjet e 30 qershorit.

DURRËS

  1. Durrës Valbona Sako
  2. Krujë   Artur Bushi
  3. Shijak  Elton Arbana

DIBËR

  1. Bulqizë Lefter Alla
  2. Dibër Dionis Imeraj
  3. Klos Ilmi Hoxha
  4. Mat Agron Malaj

LEZHË

  1. Lezhë   Pjerin Ndreu
  2. Kurbin Majlinda Cara
  3. Mirditë Ndrec Deda

BERAT

  1. Berat Ervin Demo
  2. Kuçovë Sybi Shehu
  3. Poliçan Adriatik Zotkaj
  4. Skrapar Adriatik Mema
  5. Ura Vajgurore Juliana  Memaj

ELBASAN

  1. Elbasan  Gledian Llatja
  2. Belsh  Arif Tafani
  3. Cërrik Andi Salla
  4. Gramsh Klodian Taçe
  5. Librazhd Kastriot Gurra
  6. Peqin Saimir Hasalla (diskutohet, nuk është vendosur)
  7. Përrenjas Nuri Belba

VLORË

  1. Vlorë   Dritan Leli
  2. Konispol   Shuaip Beqiri
  3. Sarandë   Ardian Gurma
  4. Selenicë   Simbol Preza
  5. Delvinë Majlinda Qelimi
  6. Himarë Jorgo Goro
  7. Finiq   Kristo Kiço Aleatët MEGA

KORCË

  1. Korçë   Sotiraq Filo
  2. Devoll  Eduard Duro
  3. Kolonjë Erjon Isai
  4. Maliq Gëzim Topçiu
  5. Pogradec Ilir Xhakolli
  6. Pustec  Pali Kolevski

FIER

  1. Fier  Armando Subashi
  2. Lushnjë  Fatos Tushe
  3. Divjakë  Fredi Kokoneshi
  4. Patos  Rajmonda Balilaj
  5. Mallakastër  Qerim Ismaili
  6. Roskovec  Majlinda Bufi

GJIROKASTËR

  1. Gjirokastër Flamur Golemi
  2. Tepelenë Tërmet Peçi
  3. Këlcyrë Klemend Ndoni
  4. Libohovë Luiza Mandi
  5. Memaliaj Gjolek Guci
  6. Përmet Alma Hoxha
  7. Dropull Dhimitër Tola

SHKODËR

  1. Shkodër Valdrin Pjetri
  2. Fushë-Arrëz Fran Tuçi
  3. Malësi e Madhe Tonin Marinaj
  4. Pukë Gjon Gjoni
  5. Vau i Dejës Mark Babani

KUKËS

  1. Has Limon Morina ( ende në diskutim)
  2. Kukës    Safet Gjici
  3. Tropojë Rexhë Biberaj

TIRANË

  1. Tiranë  Erjon Veliaj
  2. Vorë Agim Kajmaku
  3. Kamëz Rakip Suli
  4. Kavajë Redi kraja
  5. Rrogozhinë Haxhi Memolla

/abcnews.al