Një studim i ri ka identifikuar industritë ku Inteligjenca Artificiale (IA) pritet të ketë ndikimin më të madh te punëtorët e rinj dhe pozicionet fillestare të punës, duke shtuar shqetësimet se automatizimi mund ta bëjë edhe më të vështirë hyrjen e të rinjve në tregun e punës.
Sipas studimit, sektorët më të ekspozuar ndaj ndikimit të IA-së janë aktivitetet financiare dhe të sigurimeve, teknologjia e informacionit dhe komunikimet, aktivitetet shkencore dhe teknike, tregu i pasurive të paluajtshme, arsimi, administrata publike dhe mbrojtja, minierat, kujdesi shëndetësor dhe social, industria përpunuese, tregtia me shumicë dhe pakicë, shërbimet shtëpiake, arti, argëtimi dhe rekreacioni, shërbimet dhe infrastruktura, ndërtimtaria, transporti dhe magazinimi, bujqësia, pylltaria e peshkimi, si dhe sektori i akomodimit dhe ushqimit.
Një nga shqetësimet kryesore lidhet me zvogëlimin e vendeve të punës për fillestarët. Hannah Calhoon, nënkryetare për Inteligjencën Artificiale në Indeed, thotë se shumë kompani po zëvendësojnë pozicionet e nivelit fillestar me mjete të IA-së për të ulur kostot, duke ua kufizuar të rinjve mundësinë për të fituar përvojën e nevojshme profesionale.
Sipas saj, gjatë vitit 2025 shpalljet për vende pune të nivelit fillestar ranë me 7 për qind, ndërsa ato për pozita të larta u rritën me 4 për qind, një tregues se kompanitë po investojnë më pak në zhvillimin e kuadrove të reja.
Megjithatë, jo të gjithë e shohin Inteligjencën Artificiale si kërcënim. Themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos, vlerëson se kreativiteti do të mbetet avantazhi më i madh i njerëzve ndaj IA-së. Sipas tij, kjo teknologji do të rrisë cilësinë dhe produktivitetin në pothuajse çdo biznes, duke shtuar se “nuk ka pasur kurrë një kohë më të mirë për të qenë optimistë për të ardhmen”.
Industritë ku Inteligjenca Artificiale kërcënon më shumë vendet e punës
schedule23:30 - 3 Korrik, 2026
schedule 23:30 - 3 Korrik, 2026

