“Nuk isha në Tiranë, personi që ishte me mua ma tha”, Rovena Dilo tregon momentin më të vështirë në jetë

schedule17:40 - 6 Korrik, 2022

schedule 17:40 - 6 Korrik, 2022

Këngëtarja e njohur, Rovena Dilo ka ndarë si rrallëherë momente nga jeta e saj private. Ndër të tjera, ajo ka folur dhe për çastin më të vështirë, duke konsideruar vdekjen e babait.

Rovena ka thënë se në momentin kur ja dhanë lajmin, kuptoi që gjërat nuk ishin të përjetshme dhe askush nuk i ka në dorë.

“Momenti më i vështirë, e kam shumë shumë të thjeshtë dhe do doja që të mos kisha më momente të tilla. Ka qenë kur më dhanë lajmin që babai im kishte vdekur. Ishte viti 2002. Nuk isha në Tiranë dhe personi që ishte me mua ma tha këtë gjë. Kur më thuhet kjo gjë e imagjinoj prapë atë moment. Po ka dhe një lloj madhështie sepse shikon sa i fortë është njeriu në momentet më të tmerrshme. Unë kam ndryshuar shumë pas vdekjes së babait. E  kuptova që gjërat nuk ishin të përjetshme dhe nuk i kishim ne në dorë. Kur ti e ha këtë shuplakë, fillon dhe reflekton. Nuk është njëlloj pa baba as pa nënë”, rrëfeu këngëtarja në  “Natë me Aulonën”./abcnews.al