Përvjetori juaj apo një datë e rëndësishme po afron dhe po mendoni se çfarë mund t’i dhuroni partnerit tuaj? Besimet thonë se nuk duhet të bëni kurrë dhuratë një orë. Edhe pse objektivisht është një shenjë e mirë e vëmendjes, më mirë të zgjidhni një dhuratë tjetër.
Domethënë, besimet thonë se nëse një vajzë i jep një orë një djali, ose e kundërta, ata do të ndahen. Ora përfaqëson numërimin mbrapsht për ndarjen, dhe sipas këtij besimi, duhet të shmangni blerjen e këtij artikulli si dhuratë.
Sipas besimit, akrepat e orës mund të “presin” lumturinë dhe dashurinë që ekzistojnë në një lidhje dhe mund të ndikojnë në ndarjen e dy partnerëve. Besohet se orët në kohën e dhurimit tërheqin shpirtrat e këqij që shkaktojnë grindje dhe ndarje të partnerëve.
Nëse vërtet dëshironi t’i dhuroni një orë partnerit, është më mirë t’i jepni para dhe ta lini ta blejë vetë në fund. Besohet gjithashtu se as gjërat antike dhe të përdorura nuk duhet të jepen si dhuratë sepse besohet se kanë energji të keqe që transferohet nga pronari te marrësi. /abcnews.al