“Një nga trafikantët më të rëndësishëm të drogës në botë”, ekstradohet drejt Italisë “bossi” i Ndraghetas

schedule09:11 - 6 Korrik, 2022

schedule 09:11 - 6 Korrik, 2022

Bosi 56-vjeçar i Ndrangheta Rocco Morabito, i konsideruar si një nga trafikantët ndërkombëtarë më të rëndësishëm të drogës në botë, zbarkoi mëngjesin e sotëm në aeroportin Romë – Ciampino.

Ai u ekstradua nga Brazili, ku u arrestua më 25 maj 2021 nga Policia Federale e Brazilit, gjatë një operacioni të përbashkët me karabinierët del Ros dhe komandën provinciale të Reggio Calabria.

Morabito përballet me një sërë akuzash dhe duhet të vuajë një dënim prej 30 vitesh.

Arrestimi i Morabito-s në Brazil u krye pas ekzekutimit të një urdhri të lëshuar nga Prokurori i Përgjithshëm i Reggio Calabria, i drejtuar nga Gerardo Dominijanni.

Morabito u përfshi në listën e të arratisurve me rrezik maksimal që i përkasin “Programit të Kërkimeve Speciale” të Ministrisë së Brendshme.

Bosi ndodhej në João Pessoa ndërsa ishte së bashku me një tjetër të arratisur nga Ndrangheta, Vincenzo Pasquino.

Ky i fundit ishte shpallur në kërkim nga Komanda Provinciale e Torinos e Karabinierëve, të cilët po kryenin hetime paralele të koordinuara nga Prokurori i Qarkut të kryeqytetit Piemonte, të drejtuar nga Anna Maria Loreto./Abcnews.al/