Manchester United zyrtarizon transferimin e parë, Malacia pjesë e “Djajve të Kuq”

schedule15:26 - 5 Korrik, 2022

schedule 15:26 - 5 Korrik, 2022

Tashmë është zyrtare dhe drejtuesit e Manchester United i kanë bërë dhuratën e parë teknikut Ten Hag.

22-vjeçari  është konfirmuar nga vet klubi në një postim në rrjetet sociale. Mbrojtësi i krahut të majtë është blerë nga Feyenord për 17 milionë euro duke llogaritur edhe bonueset.

Malacia është aktivizuar në 199 ndeshje me klubin holandez dhe ka shënuar 7 gola e ka dhuruar 12 asistime./h.ll/abcnews.al