Sherr mes adoleshentesh në Pogradec, 13-vjeçari procedohet penalisht

schedule14:13 - 5 Korrik, 2022

schedule 14:13 - 5 Korrik, 2022

Një 13-vjeçar nga Pogradeci është proceduar penalisht, pasi ka dëmtuar me mjet prerës një 15-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I mituri banues në Pogradec është proceduar penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 13-vjeçar, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në lagjen nr. 3, Pogradec, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës një 15-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/