Rama: Në vend të fustanit të nusërisë, po e përcjellim me flamurin kuq e zi

schedule13:29 - 10 Maj, 2019

schedule 13:29 - 10 Maj, 2019

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në homazhet e mbajtura në nder të “Dëshmores së Atdheut”,  Zarife Hasanaj. Rama gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e lamtumirës së ushtarakes, ai foli me fjalë mjaft prekëse. Krye u shtetit tha se në vend që sot ajo të vishte fustanin e nusërisë, po përcillet me flamurin kuq e zi.

“Këtu në sytë e prindërve të saj që në vend të ishte me fustanin e nusërisë në pragun e derës në krahë të dhëndrit, po e përcjellim me flamurin kuq e zi dhe krah Forcave të Armatosura”, tha Kryeministri.

“Ushtaraken, të ndjerën Zarife Hasanaj! Këtu në sytë e prindërve të saj që në vend të ishte me fustanin e nusërisë, në pragun e derës në krahë të dhëndrit, po e përcjellim me flamurin kuq e zi dhe krah Forcave të Armatosura.

Në prani të motrave dhe të vëllait të saj pranë prindërve, ndjejmë boshllëkun e pangushëllueshëm. Në praninë e shokëve dhe shoqeve lidhur në besën e këtij flamuri që na jep nder për të cilin Forcat e Armatosura, që janë betuar të sakrifikojë jetën në mbrojtje të atdheut dhe amanetit që atdheu e ka të shkruar në pëlhurën kuq e zi i dëshmores më të re të Forcave të Armatosura të Republikës.

Përulësisht shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera si Kryeministër si qytetar dhe si prind e vëlla, prindërve, motrave, vëllait dhe të gathë të afërmve të vajzës , që tanimë u përket të gjithë atyre që ikën dhe vijnë në këtë botë më emrin shqiptar. Vajza e mbështjellë në flamurin shqiptarë të mishërimit të përditshëm i besnikërisë dhe përkushtimit ndaj atdheut.

Vajza dhe Djem që jetojnë çdo ditë në misione që të na mbrojnë të gjithë ne nga çdo kërcënim i jashtëm. Në bashkësinë e madhe ku familjes së popujve të rreshtuar në anë e duhur të Shqipërisë në çdo sfidë të NATO-s. Dëgjojmë për ta shumë pak në të përditshme i admirojmë kur shfaqen në kohë të vështira. Luftojnë për të shpëtuar jetë njerëzish. Teksa e përditshmja jonë vijon ata vazhdojnë larg syve tanë të bëjnë çdo sekondë të njëjtën gjë, të njëjtën sakrificë. Për të siguruar vendin e dinjitetshëm të Shqipërisë në rreshtat e NATO-s. Janë vajza e djem, burra e gra që sot në këtë moment të dhimbshëm ta kujtojnë më shumë se asnjëherë fjalën që thotë heroi është i zakonshëm që ka fuqinë të durojë dhe të këmbëngulë përpara pengesave”, tha nder të tjera Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!