Edhe pak ditë kanë mbetur që Arturo Vidal t’i thotë përfundimisht lamtumirë Interit dhe do të fluturojë për në Brazil për të festuar “martesën” e tij me Flamengon. Inter është i detyruar t’i paguajë Vidalit 4 milionë euro për prishjen e kontratës.
Gazetari i “TyC Sports”, Cesar Luis Merlo, konfirmon se pothuajse gjithçka është kryer për transferimin e kilianit te klubi brazilian, ku mesfushori do të nënshkruajë një kontratë 18 mujore.
“Arturo Vidal ka nënshkruar një parakontratë me Flamengon. Në mesjavë ai do të mbërrijë në Brazil për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe për të firmosur kontratën e tij deri në dhjetor 2023”, ka bërë me dije gazetari i “TyC Sports”./ h.ll/abcnews.al
?Arturo Vidal ya ✍️ el precontrato con Flamengo.
*️⃣A mitad de semana, llegará a Brasil para someterse a la revisión médica y rubricar un vínculo hasta diciembre de 2023. pic.twitter.com/0RC6B18VNu— César Luis Merlo (@CLMerlo) July 4, 2022