Drejtimi i biznesit tuaj shpesh do të thotë që do të përballeni me shumë sfida.
Nga logjistika te kënaqja e klientëve ka shpesh raste kur është e vështirë.
Një aftësi tjetër kyçe është të dish dhe të kuptosh se kur biznesi nuk ka të ardhme dhe të pranosh se është koha për tu larguar.
Ky është një mësim që Ryan Powell, e di shumë mirë.
Ai fitoi me sukses 100.000 paund për 30 ditë, gjatë kulmit të pandemisë së koronavirusit dhe i humbi të gjitha.
Në nëntor 2020, pasi takoi një vajzë në Tinder dhe shkuan në në kinema të hapur, “Drive Cinema”, Rayan vendosi se mund ta përdorte makinën e tij për të fituar para.
Edhe pse nuk kishte përvojë në këtë fushë të biznesit, 25-vjeçari vendosi ta provonte.
Ai tha: Unë mund ta bëj këtë, sigurisht që është thjesht një ekran dhe projektor, nuk mund të jetë aq e vështirë.
Në atë kohë, Ryan drejtonte një kompani eventesh për fëmijë, e cila po luftonte për të mbijetuar gjatë pandemisë për shkak të kufizimeve.
Pas kërkimeve në internet nëse kishte ndonjë kinema me makinë në Bridgend ose Porthcawl Rayan vendosi të shkonte me partnerin e tij të biznesit, Jake Weller.
Pasi përdorën vetëm mediat sociale për të reklamuar, duke u kërkuar 100 personave të postonin për kinemanë në Facebook në këmbim të biletave gjysmë çmimi, pati një kërkesë të madhe.
Shumë shpejt Ryan kishte shitur biletat para se të kishte një ekran. Në 30 ditë, Ryan kishte shitur bileta me vlerë 100,000 £ dhe po drejtonte me sukses një kinema me makinë në Porthcawl.
Telashet u shfaqën kur u njoftua një bllokim në mesnatë, në dhjetor 2020 nga qeveria e Uellsit.
Kjo do të thoshte që Rayan duhej të anulonte dhe shtynte shumë nga prenotimet e tij të ardhshme.
Me synimin për të rihapur kinemanë në prill 2021, Ryan kishte gjithçka në vend, por pasi kontrolluan me këshillin lokal të Porthcawl, ata duhej ta shtynin kinemanë për një javë tjetër, në momentin e fundit. Kjo filloi t’i kushtonte shumë para Ryan-it dhe 100,000 £ e tij po iknin.
Probleme të mëtejshme si moti i keq, zhvendosja dhe më pas mospasja e licencës për të drejtuar kinemanë nënkuptonin se përfundimisht ishte koha që Ryan të pranonte humbjen dhe të mbyllte biznesin.
Ai tha: Ju mësoni shumë për veten tuaj…sepse na kushtoi kaq shumë kohë dhe energji dhe ishte vërtet e vështirë, nuk mendoj se doja të pranoja që pandemia ishte një problem. Kështu që vazhdova të prenotoja sa më shumë bileta.
“Është një gjë vërtet e vështirë për t’u pranuar, sepse të ka kushtuar kaq shumë orë.”
Me dështimin e biznesit rreth tij, Ryan humbi 100,000 £ dhe u detyrua të rivlerësonte dhe të pranonte atë që kishte ndodhur./Abcnews.al./