Vllaznia qetësohet para ndeshjes së Conference League kundër Universitatea Craiova.
Sulmuesi Liridon Latifi i ka kaluar problemet shëndetësore që kishte pas infektimit me Covid-19.
Anësori i krahut të majtë është bashkuar me skuadrën në Austri ditën e sotme.
Ai do të nisë të marrë ngarkesën e duhur fizike, që të jetë gati për duelin e parë ndaj rumunëve. / abcnews.al