Investcorp nuk arriti të konkretizonte përpjekjen që të blente Milan, teksa tashmë raportohet se kompania me bazë në Bahrein ka hedhur sytë nga Interi.
Sipas “La Repubblica” raportohet se kompania Investcorp është e vendosur të arrijë blerjen e një klub të Serie A dhe kanë kthyer vëmendjen e tyre te Interi.
Raporti vjen pas një takimi të rastësishëm mes palëve të ndryshme në një mbrëmje Gala të Serie A në Nju Jork.
Sipas raportit, dëshmitarët e ngjarjes thonë se një anëtar i grupit pretendohet të ketë thënë: “Nëse nuk blen Milanin, blen Interin”.
Nerazzurrët janë përballur me vështirësi financiare që nga pandemia COVID-19 dhe në maj 2021, grupi i pronësisë së klubit Suning Group arriti një marrëveshje prej 275 milionë euro me Oaktree Capital Management.
Verën e kaluar, vështirësitë ekonomike panë largimin e Romelu Lukakut dhe Achraf Hakimit, ndërsa sivjet Milan Skriniar gjithashtu lidhet me një largim. /f.a/abcnews.al