Matthjis de Ligt nuk do të vazhdojë bashkëpunimin me Juventusin, pasi për lojtarin ka interesime konkrete nga skuadra të tjera.
Chelsea është skuadra që këmbëngul për shërbimet e holandezit, të cilët kanë menduar edhe ofertën për De Ligt.
Juventusi do të kërkojë të fitojë sa më shumë nga kartoni i De Ligt, ndoshta jo 100 milionë, siç shpresonin tek Juvja, por gjithsesi një shumë e konsiderueshme, që do të ishin të gatshme ta shpenzonin klubet e Premier League-s.
Lëvizja e parë i takon Chelsea-t, që është gati të rrisë ofertën deri në 70 milionë euro plus bonuse.
Shumë pak për momentin, por një pikënisje e mirë. Pasi kanë humbur Rudigerin dhe Christensenin, klubi londinez duhet të ndërhyjë në tregun e transferimeve në mbrojtje, por ia ka vënë syrin edhe mbrojtësit të Napolit Koulibaly, i cili në situatën aktuale do të ishte një biznes më pak i kushtueshëm dhe cilësor. /f.a/abcnews.al