Këngëtarja e njohur, Elhaida Dani ka kujtuar fillimet e saj në muzikë. Ajo ka zbuluar se rroga e saj e parë ishte vetëm 40 mijë lekë te vjetra dhe i kishte dërguar menjëherë në familje.
Më tej, Elhaida tregoi në “A live night”, se audicioni që nuk arriti të fitonte në “Ethet e së premtes mbrëma” e bëri që të qante dhe të mendonte se nuk do të hiqte dorë nga muzika.
“Isha 14 vjeçe kur këndova për herë të parë. Mbaj mend rrogën, 40 mijë lekë te vjetra i çova në shtëpi direkt, akoma më kujtohet. Kur mora pjesë në “Ethet e së premtes”, ngjitem në skenë, këndoj para jurisë dhe kaloj fazën e parë. Aty u ndez zjarri, mësuesit e morën vesh, familja më mori seriozisht që ishte diçka e mirëfilltë. Fillova ta kuptoja, uau nuk është ëndërr, mundem, erdha në Tiranë, ishte gjysmë finale, kush e kalonte do kalonte ne fazën finale. Këndoj një këngë “I have nothing”, nuk dija teknikat, ishte gjithçka emocionale. Dridhesha në skenë dhe nuk kalova. Ishim në makinë me mamin dhe babain kur mora vesh që nuk jam kualifikuar kam qarë nga Tirane në Shkodër. Thoja s’do dal më në skenë, nuk do këndoj kurrë ka mbaruar ai muhabet. Mami e babai më kanë mbështetur. E kisha ndarë mendjen që nuk do këndoja më, por pas disa ditës erdhën stafi i Star Akademi. Mora sigurinë që okej mund të jem këngëtare, audicionet shkuan shumë mirë, derisa u shpalla fituese e këtij kompeticioni“, rrëfeu Dani.
Kujtojmë që sot fama e saj i kalon kufijtë e Shqipërisë, pasi në shtetin italian është shumë e preferuar. Gjithçka nisi pasi Elhaida fitoi kompeticionin muzikor “The Voice of Italy”./abcnews.al