Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Një 11-vjeçare e cila ra në kontakt me rrymën elektrike në banesë ka ndërruar jetë.
Sipas policisë, ditën e djeshme e mitura është paraqitur në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.
Por 11-vjeçarja nuk ka mundur t’ia dalë dhe sot rreth orës 08:35 ka ndërruar jetë në spital.
Lajmi konfirmohet nga stafi mjekësor.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Abcnews.al/