Luuk De Jong kthehet në shtëpi. Sulmuesi holandez, i cili u kthye në Sevilla pas huazimit të tij në Barcelonë, është një lojtar i ri i PSV Eindhoven.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi në faqen zyrtare, ku raportohet se ish-lojtari i Barcelonës ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025 pasi ka kaluar ekzaminimet mjekësore të premten.
PSV ka paguar 4 milionë euro në arkat e Sevillas për ta rikthyer në ekip, teksa kujtojmë se De Jong ka luajtur për 5 sezone me PSV (2014-2019), duke fituar 3 tituj kampionë dhe 2 Kupa të Holandës, ndërkohë që me Sevillan ngriti në qiell Europa League (2020).
#LUUKLE9END returns ?❤#TheLuukWay
— PSV (@PSV) July 2, 2022
/f.a/abcnews.al