Dalin pamjet, momenti kur dy shqiptarët rrahin për vdekje grekun në lokal

schedule07:56 - 2 Korrik, 2022

schedule 07:56 - 2 Korrik, 2022

Mediat në Greqi kanë publikuar pamjet e sherrit, ku për pasojë humbi jetën një 42-vjeçar. Të akuzuar për krimin e rëndë janë dy shqiptarë, të cilët gjykata i ka lënë në burg. Ngjarja ndodhi në një lokal në Rafinë të Greqisë pak ditë më parë.

Në videon e publikuar nga Protothema, shihet se si nisi sherri në lokal, dhe më pas gjithçka rezultoi fatale për Dimitris Kordas.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur dy të rinjtë shqiptarë dalin nga tualeti dhe nisin sherrin me Kordas, përcjell abcnews.al.

Viktima shihet duke i shtyrë të rinjtë, të cilët po ashtu e shtyjnë mbrapsht. Më pas ndërhyjnë pronari i lokalit dhe punonjësja për t’i ndarë.

Dy 24-vjeçarë shqiptarë kanë dalë para gjykatës të premten. Njëri pretendoi se nuk kishte ndërmend të vriste viktimën dhe i dyti tha se kishte varësi serioze ndaj alkoolit. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!