Martin Prenga është 51-vjeçari që mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në autostradën Rrëshen-Kukës, në Fan të Mirditës.
Sipas policisë shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë një konflikt i çastit mes 51-vjeçarit dhe 2 personave të tjerë.
Burime për Abc bëjnë me dije se rasti është denoncuar pas mbërritjes së të plagosurit në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Lexo edhe: Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, plagoset 51-vjeçari, shpallen në kërkim 2 persona
Policia ka shpallur në kërkim 2 autorët e dyshuar të ngjarjes dhe po punon intensivisht për kapjen e tyre.
Për shkak të hetimit, nuk bëhen me dije të dhënat për identitetet e tyre.
Vazhdojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve./Abcnews.al/