Situata ekonomike në Shqipëri po vështirëson jetët e qytetarëve, por më tepër të të rinjve, të cilët çdo ditë po preferojnë të largohen nga vendi.
Por situata është edhe më e rëndë për ata që vijojnë të jetojnë në Shqipëri. Një 32-vjeçar duke folur për rubrikën “Box-pop” në Abc, ka thënë se ai merr gjilpëra nga stresi i tepërt, ndërsa ka theksuar se askush nuk i jep nuse, pasi nuk ka mundësi të mbajë familjen.
“Marr gjilpëra dhe ilaçe nga stresi i tepërt. Po flejmë gjumë për të kursyer një vakt bukë. Nuk kemi për të ngrënë. Ngelëm beqarë, nuk gjejmë dot një nuse për të krijuar familje. Këtu jetojnë ato që vrasin dhe kanë makina luksi ndërsa shtresa jonë nuk jeton dot. Paga nuk del për asgjë. Kjo është jeta këtu”, tha qytetari.