Urimet në Ditën e Evropës drejtuesit më të lartë të shtetit dhe përfaqësues të politikës i kanë dërguar kryesisht nëpërmjet rrjeteve sociale.
Për Presidentin e Republikës Ilir Meta “Shqiptarët janë europianë me mendje dhe me zemër.”Kreu i shtetit ka zgjedhur ta bëjë urimin nga Instagrami, shoqëruar me një foto të tijën, ku shihet i veshur sportiv.
Në mesazhin dedikuar Ditës së Evropër Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka nënvizuar se themelet e Evropës janë liria, antifashzmi dhe solidariteti. Shqipëria është një vlerë e shtuar e Bashkimit Evropian, që i ka realizuar detyrat e shtëpisë për të qenë pjesë e saj- shkruan kryeparlamentari Ruçi.
Ndërsa kryeministri Edi Rama ia ka dedikuar rubrikën e tij të mëngjesit, kësaj dite, duke postuar një video me himnin e Evropës. /ABC News Albania 24/7