Bayern Munich këmbëngul për mesfushorin austriak të Leipzig, Konrad Laimer.
Trajneri Julian Nagelsmann e do në skuadrën e tij dhe kampionët e Gjermanisë kanë bërë një ofertë të re.
Leipzig duhet të mendohet mirë, pasi austriaku ka edhe një vit kontratë.
Bayern tani ofron 22 milionë euro plus dy të tjera bonuse për Laimer dhe tani pret një përgjigje për ofertën e bërë. / abcnews.al