Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj ka shprehur shqetësimin për çështjen e hartës së re gjyqësore. Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, Xhafaj tha se prej dy javësh ka bojkot të avokatëve dhe sistemi është në ngërç.
Sipas tij edhe Ministria e Drejtësisë edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor janë në shkelje. Xhafaj tha se ata si deputetë janë përfaqësues të qytetarëve dhe kjo çështje prek drejtpërdrejt ata.
“Prej ditësh ka një grevë totale të avokatëve. Përtej asaj se çfarë mendon ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor ne jemi këtu përfaqësues të qytetarëve. Jemi ne që duhet ti bëjmë presion. Edhe ministria edhe KLGJ janë në shkelje të rëndë të ligjit. U bë dy javë që nuk ka gjyq. Njerëzit presin avokatët. Situatës që kemi ne në sistem i shtojmë edhe faktorë të kësaj natyre. Nuk kanë lidhje momentet që bëjnë institucionet me seancën dëgjimore.
Ky debat që bëjmë ne këtu mund të bëjë avokatët që të tërhiqen, mund të bëjë që KLGJ të tërhiqet. Unë do të dëshiroja që ta përshpejtojmë këtë proces. Ka të bëjë me projektin që është bërë publik. Pastaj se çfarë do të thonë ministria e financave etj, ne nuk e vendosim.
Do të thotë që deri tani, në 3 vjet këta nuk paskan marrë mendimin e ministrisë së Financave. Në këtë këndvështrim, ne lamë një datë dhe thamë që do të jetë o të enjten o të premten. Është mirë që të njoftohemi”, tha Xhafaj. g.v/abcnews.al