Lumi Seman në Lushnje ka dalë nga shtrati në disa zona të tij duke përmbytur gjithë fushën e Tërbufit. Fermerët pasi humbën të mbjellat kanë frikë për banesat e tyre.
Semani po kërcënon. Në disa zona ka dalë nga shtrati.
Prurjet e ujit kanë ngjallur pasiguri dhe frikë tek banorët e fshatit Imsht në Lushnjë.
Nuk bëhet fjalë të shpërngulen nga shtëpitë.
Tokat e mbjella i humbën.
Argjinatura është shpresa e vetme mbrojtëse për 2000 banorët e zonës.
Edhe fusha e Tërbufit është e gjitha nën ujë.
Vërshimi i Semanit në Lushnje ka përmbytur fshatrat Çukas, Imsht, Ngurrëz, Zhelizhan dhe Mazhaj. Nuk raportohen dëme në banesa dhe njerëz./abcnews.al
https://youtu.be/H15Xb4QvapU