Një motor është përplasur me një autobus pasditen e sotme në Sarandë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20, në Mesopotam, Finiq.
“Një motomjet me drejtues shtetasin M. Z., 29 vjeç, është përplasur me një mjet autobus me drejtues shtetasin V. Z., 55 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka mbetur e dëmtuar pasagjerja shtetasja A. D., 25 vjeçe, e cila udhëtonte në motomjet dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./Abcnews.al/