Nikolla Gruevski publikon libër

schedule15:55 - 8 Maj, 2019

schedule 15:55 - 8 Maj, 2019

Teksa ndodhet në Hungari ku ka përfituar azil politik, ish kryeministri I Maqedonisë së veriut Nikola Gruevski ka parlajmëruar publikimin e linrit të tij, I cili do të promovohet në panairin e librit në Shkup.

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, i cili është në arrati në Hungari, Nikolla Gruevski do të publikojë shumë shpejt librin e tij. Lajmin e ka konfirmuar vetë ai nëpërmjet profilit të tij në “Facebook”. Ai shtoi se libri është gati dhe do të jetë promovuar në edicionin e këtij viti të Panairit të librit në Shkup. Mediat maqedonase raportojnë se titulli i librit është “ Eksperiencë për ardhmërinë” , botuar nga shtëpia botuese “Gjurgja”. Në fakt bëhet fjalë për një përpunim të doktoraturës së tij me temë: “Efektet ekonomike të kapitalit të ndryshëm ndërkombëtar, me theks të veçantë në Republikën e Maqedonisë” të mbrojtur në korrik të vitit 2018.

“Libri im i ri, del nga shtypi përmes shtëpisë botuese Gjurgja. Që nga data 8 maj në panairin e librit në Shkup, ndërsa nga e premtja në treg. Në Shtator do të vijë edhe version në gjuhën angleze”, shkruam Gruevski në “Facebook”.

Në parathënien e tij për librin, ai përsërit faktin se ishte bërë viktimë e persekutimit politik përpara se të largohej në Hungari dhe të fitonte azilin atje.

Ish-kryeministri është dënuar me dy vite burg pasi u shpall fajtor për blerjen e paligjshme të një automjeti./ABC News Albania 24/7